Italia ka fituar 2-1 sfidën e sotme në Dortmund ndaj Shqipërisë, e vlefshme për grupin B të EURO 2024.
Nedim Bajrami ka shënuar që në minutën e parë të lojës, duke çuar shifrat në 0-1 ndaj Italisë.
Por në minutën e 11-të ishte Alesandro Bastoni ai që barazoi me kokë.
Italia kaloi në avantazh në minutën e 16-të me Nicolo Barrelën, i cili shënoi me nje goditje jashtë zone . Pas kontrollit të VAR, goli u dha i rregullt nga arbitri gjerman. Në pjesën e dytë Silvinjo zëvendësoi, Brojën, Asanin, Bajramin dhe Seferin me Manajn, Laçin, Hoxhën dhe Muçin.
Ishte pikërisht Manaj që pati një rast të artë shënimi, por topi doli jashtë.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo i besoi Strakoshës dhe Ajetit, të cilët fituan balotazhet me Berishën dhe Ismajlin, teksa sulmin ia besoi Asanit, Seferit dhe Brojës.
Tek Italia, Spalletti i ka besuar bllokut të Interit me 4 lojtarë zikaltër në formacion, teksa edhe Barella, që ishte në dyshim, luajtën nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare: Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca. ///




















Fotot: Gjergji Mima & Flor Abazi ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI