Këshilli i Ministrave miratoi së fundi ndryshime në drejtimin e prefekturave të qarqeve Fier dhe Vlorë.
Qeveria vendosi lirimin nga detyra të Plator Nesturit, i cili mbante funksionin e prefektit të Qarkut të Vlorës, duke emëruar në vend të tij Evis Allushin.
Me vendim të posaçëm, u lirua nga detyra edhe prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, ndërsa në këtë post u emërua Anduel Xhindi.
Vendimet e Këshillit të Ministrave hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.
ME SHUME LAJME
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Bajpasi i Sarandës gati vitin e ardhshëm, më pak trafik për banorët dhe turistët