Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro, tha te merkruen se qeveria ka buxhetuar me 10 milionë euro më shumë bashkitë e vendit për sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve.
Pas përfundimit te mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbari tha se viti turistik për 2022-in do ta gjejë vendin tonë më të pastër. Ajo tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve. “Ka filluar përgatitja e stacioneve të plazhit që mbyllin kontratat me agjencinë kombëtare të bregdetit dhe bashkitë. Agjencia kombëtare e bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve. Është e para herë që ndodh .-tha Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit.


Sipas saj, katër bashki kanë rezultuar më problematike vitin e kaluar, Saranda, Himara, Durrësi dhe Kavaja. Nuk mjaftojnë masat e marra nga qeveri dhe bashkia nëse shoqeria nuk bëhet pjesë e koalicionit për pastërtinë. Të gjitha bashkitë për 2022 kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të integruar gtë mbetjeve në total për të gjithë republikën. Ky sezon do të jetë shumë më i pastër dhe shumë më i shëndeteshëm”, tha Kumbaro.
Ndërkohë pas impenjimeve të Bashkisë Sarandë me aksione të pastrimit për një imazh më të mirë të situatës mjedisore në qytet dhe rrethinat e tij, kreu i kesaj Bashkie Adrian Gurm ka puhuar se sezoni turistik 2022 e gjen Sarande më të pastër dhe më të përgatitur për të pritur turistët të cilët kanë nisur të frekuentojnë qytetin edhe gjatë muajit mars///
///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI