Rruga Dërmish-Jermë, ne Bashkine e Finiqit eshte drejt përfundimit. Sipas firmes kontraktore,punimet për përfundimin e aksit rrugor Dermish-Jermë janë në fazën përfundimtare.
Projekti i kesaj rruge financohet nga buxheti i shtetit mem nje vlere rreth 62 milionë lekë. Investimi përfshin ndërtimin e plotë të arteries kryesore ndërmjet dy komuniteteve te ketyre fshatrave.
Burime nga Bashkia e Finiqit benë te ditur se së shpejti do të nisë asfaltimi, duke përmirësuar ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve, pasi do t’i shërbejë kalimit të dhjetëra mjeteve dhe kalimtarëve.
Sipas kryebashkiakut të Finiqit, Kristo Kiço, “Çdo projekt që realizohet është fillimi i një tjetri. Për ne, përmirësimi i përditshmërisë së bashkëqytetarëve tanë, është synim i vazhdueshëm dhe njëkohësisht garanci për ngritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë”/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI