Punimet në tunelin e Llogarasë vazhdojnë ritmikisht. Përfudimi I tunelit pritet të finalizohet pas tre viteve.
Vlera e akorduar për këtë vepër shumë të rëndësishem të infrastrukturës në Shqipëri, arrin në 140 milion euro.
Dy muaj nga nisja e punimeve kantieri i tunelit të Llogarsë ka marrë formë. Progresi është i dukshëm. Janë hapur 70 metrat e parë nga ana e Dukatit, ndërsa punohet paralelisht edhe në drejtimin tjetër, atë të Palasës, ndërsa gërmimet po vijojnë edhe për ndërtimin e tunelit të emergjencës.

Balluku theksoi se “Me përmirësimin e motit parashikojmë që ritmi i punimeve të jetë akoma edhe më i lartë për të vijuar deri në përfundimin e plot të të gjithë kësaj vepre kaq të rëndësishme për zhvillimin turistik të Bregdetit të jugut.”
Inspektimi i fundit i punimeve në këtë veper nga Ministrja e Transportit dhe Energjitikës Belinda Balluku, sjell të dhëna edhe mbi hyrjen dhe daljn në këtë vepër nëpërmrjet pasarelave./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI