Më 17 gusht ne Livadhja te Bashikise Finiq organizohet Festivali folklorik i këngës dhe valles popullore.
Eventi organizohet per here te trete nga shoqata kulturore «Shën Kozmai» në Livadhja,.Aktiviteti nis ne mbremje neoren 19.30 në Qendrën Kulturore “Katina Papa”.
Sipas burimeve te shoqates se mesiperme, pritet qe ne kete Festival te marrin pjesë qindra artistë dhe valltarë nga 7 grupe folklorike te zonës se minoritetit si dhe nga Greqia, duke krijuar për publikun një mozaik të larmishëm kulturash, kostumesh dhe ndërthurrjen të tyre.
Festivali promovon kulturën dhe traditat të trashëguara ndër breza, duke krijuar një atmosferë të veçante festive./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos