Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë në Gjirokastër. Mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune.
Ne Njoftimin e Policise sqarohet:
Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor nshkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi