Nga Ana KAMENICA. /
Në një lartësi 196 m mbi nivel të detit, fshati Hundëcovë në një rafshinë e shpat përballë detit, sot është një tërësi strukturash guri të mbetura nga fshati I dikurshëm me emër.

Më Kishën e Shën Theodhorit, më ngrehinat e mureve të hirta dhe ullinjë shekullorë aty pranë, Hundëcova , të fton edhe tani të shijosh natyrën dhe të kundrosh fshatin e braktisur.


Por Hundecova me bukurite e saj ikonike, ku fle bashke e kaluara dhe pejzazhi i rivieres me detin e ullinjve, ka pak kohe qe eshte përfshire ne guidat e vizitoreve.

Djaloshi i paisonuar sarandiot Mariol Sotiri, eshte nje guide e certifikuar (nga te paktat ne Sarande). Ai ushtron turizmin e ecjes ne natyre (haiting) dhe sot nga shpure ne Hundecove nje grup nga Saranda, duke promovuar kesisoj magjine e fshehur te visareve natyrore te Bregdetit shqiptar.
Hundëcova sot është rubini i vetëm i shkëputur nga gjerdani i fshatrave të Bregut të Detit.

Në këtë ditë dhjetori që mban datën 8, të behët se era e dimrit sjell me vete elegjitë e Hundëcovës; përplas nëpër mure e rënojat e shtëpive dhe të kishave, muzikën e mbël të vargjeve të Llambi Gjikulit, lirikut të shquar nga Hundëcova, ‘i fundit I Mohikamëve” i cili i vizitonte këtu, deri pak nga ndarja prej kësaj jete, shtepitë e rënuara duke ndjerë zërat e të të parëve të tij, dhe, duke ndjerë në shpirt klithmën e dhimbjes për braktisjen e kësaj bukurie të beftë, të hedhur më dorë nga vetë Zoti, kësaj ane. (Fotot-V.Ifandi-/SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI