Në Bashkinë e Gjirokastrës është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është rënduar dhe zjarri është shumë pranë banesave.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se në vendngjarje po punojnë strukturat e Mbrojtjes Civile dhe se në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
Ministri u bëri thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.
Rreth 22 hektarë pyje dhe kullota janë prekur deri tani nga zjarret që përfshinë qarkun e Gjirokastrës.
Dy vatrat e zjarrit në Gjirokastër, ajo në fshatin Palokastër dhe në fshatin Qestorat janë vënë tashmë nën kontroll.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI