SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-“Open Cinema” vjen në qytetin e Gjirokastrës

Edicioni i pestë i “Open Cinema” vjen në qytetin historik të Gjirokastrës. Ky aktivitet i rëndësishëm ka për qëllim të argëtoj pushuesit dhe turistët e huaj që vizitojnë këtë qytet në këto ditë të nxehta gushti.

Në program përveç filmave shqiptar do të shfaqen edhe filma të kinematografisë botërore, por nuk do të mungojnë gjithashtu edhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare që do të bëhen pjesë e këtij organizimi. Në aktivitet nuk do të mungojnë as homazhet që do ti bëhen artistëve shqiptarë të cilët kanë ndërruar jetë por që vazhdojnë ende të mbesin të dashur për publikun.

Producenti dhe organizatori i këtij eventi Skënder Jaçe shprehet se “ky aktivitet do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Gjejmë rastin për të promovuar filma, kulturën dhe artin shqiptar. E veçanta që do të ketë ky organizim është që do të kujtojmë kineastët, regjisorët që kanë ndërruar jetë”.

Ndërsa Loena Bakuli, përgjegjëse e turizmit pranë bashkisë së Gjirokastrës tregon se “ky aktivitet është në vazhdën dhe ciklin e aktiviteteve të përjavshme për të gjallëruar këtë sezon turistik në qytetin e Gjirokastrës. Aktiviteti do të ketë një ndërthurje edhe me programe muzikore”./ata///

error: