Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur data 4 maj, ka nisur aplikimi gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.
Sipas një njoftimi bëhet me dije se nuk mund të ndryshohet pa autorizim, ngjyra e makinës, vendosja e impiantit të gazit, por dhe vendosja e karrocerisë. Gjobat do të jenë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj.
Njoftimi i plotë:
Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!
?Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë: ?të ngjyrës; ?kutisë së shpejtësisë; ?të tjera me procedurë të lehtësuar ?Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë: ?të motorit; ?të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)l ?të karrocerisë; ?të tjera me procedurë normale Vetëdeklaro kërkesën për të kryer një ndryshim konstruktiv/funksional në mjet.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI