Domatja, qepa, patatja dhe shalqiri, janë produktet që vijojnë të kryesojnë eksportet shqiptare dhe trendi në rritje i kërkesës së tregjeve të huaja për këto prodhime shihet si shtysë në kërkesë-ofertën e bujqësisë shqiptare.
Dhimo Kote, zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë një prononcimi për median u shpreh, “këto janë tre produktet me bazën më të madhe që kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare dhe sjellin trendin në rritje të këtij treguesi”.
Ndërkohë, sipas Kotes, bujqësia është sektori më imun ndaj situatës që është krijuar nga COVID-19.
Sipas tij, përjashto disa probleme që pati për shitjen e kastravecit në javën e parë të shfaqjes së COVID-19, bujqësia nuk ka asnjë problem tjetër deri tani.
Kote shpjegoi se, pikat e grumbullimit vijojnë normalisht furnizimin e supermarketeve dhe tregjeve me prodhime bujqësore vendi dhe për sa i përket çmimeve të shitjes, ai tha se, ato i vendos tregu. “Në situatë lufte që jemi, krahasimisht, gjërat janë në rrugë të mbarë dhe po ecin mirë”, u shpreh ai.
“Trendi sesi do të ecë bujqësia, është tregu i domates, do të shihet tregu i qepës dhe patates, ku Divjaka është prodhuesi më i madh, me 60 deri 70 mijë tonë prodhim qepe dhe patate, por edhe tregu i shalqirit”, – tha zv.ministri.//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi