Nga Arlinda GJONAJ
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me arkitektin Kengo Kuma dhe ekipin e tij.
Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
Ministri Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për projektidenë e Qendrës së Vizitorëve të Parkut të Butrintit, e cila do të shërbejë si një portë hyrëse dinjitoze në këtë pasuri kombëtare dhe të UNESCO, ecurinë, zgjidhjet mbi lëvizshmërinë, aksesin rrugor, përmirësimet pas sugjerimeve dhe statusin e praktikave me entet dhe institucionet ndërkombëtare.
“Ky projekt që do të respektojë dhe ruajë veçoritë e parkut, ambientin, peizazhin natyror dhe do të ofrojë shërbimet e munguara deri më sot për vizitorët, u shpall fitues mes 4 propozimeve finaliste të ardhura nga studio prestigjioze ndërkombëtare”, tha ai.///









Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI