-Kjo ehste historia e shkruter e nje shtetase greke 39 vjeçare.
Ka mashtruar ne qytetin e saj Larisa, eshte shpallur me pas ne kerkim në Greqi, por per t’u maskuar me “statusin vlonjate” banonte ne Vlore ne lagjen “Kushtrimi”. Athanasia Kyriakou, eshte banorja me e re e Vlores.
Policia tha se ne vijim te operacioneve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar eshte v
vene në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”. Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetases greke Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Sipas policise, kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë..///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI