Kandidatja e PD per deputete ne Qarkun e Vlores ,Ina Zhupa uron besimtaret për muajin e shenjtë të Ramazanit
Gjate nje vizite ne mjediset e muftinise me rastin e muajit te shenjtë të Ramazanit Zhupa eshte mikpritur nga Myftiu i Sarandes Bledar Mulla .
“Agjërim të lehtë, për të gjithë besimtarët musliman. Qoftë ky muaji i begatisë, mirësisë dhe pastërtisë shpirtërore për të gjithë ju. -ka uruar Ina Zhupa.
“Me Bledar Mullain, imamin e xhamisë Sarandë, diskutuam për kontributin e jashtëzakonshëm të besimit fetar në shoqëri. Zoti ua pranoftë lutjet dhe sakrificën”.-ka percjelle urimin e saj kandidatja, Ina Zhupa./// SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI