U kap duke vjedhur arkën e kishës por arrestohet në flagrancë autori, i dyshuar edhe për 3 vjedhje të tjera në zonë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, vunënë dukje se në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 4 rasteve në fushën e vjedhjes, dhe arrestuan shtetasin:
P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, Finiq.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët. më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri. Po kështu, më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.
Më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Hasa thirrje gazetarëve dhe qytetarëve: Mos u bëni pjesë e zinxhirit të dezinformimit
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës
Avokati i Popullit zbret në terren: Gjetëm 118 persona te Blloku i Sigurisë, kapaciteti zyrtar është 67! Të arrestuarit thonë se janë rrahur, njëri është në spital me dëmtim në sy