SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himara, bashkia e fundit me rrjetin e internetit publik falas

 Nga zonat malore në bregdet, nga qytetet e mëdha te bashkitë më të vogla, tashmë qytetarët dhe turistët mund të përdorin Wi-Fi publik falas në të gjithë vendin.

Himara është bashkia e fundit ku u aktivizua rrjeti i internetit publik falas.

Në eventin përmbyllës të iniciativës WiFi4WB në Shqipëri, me praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Qeverisë Gjermane, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, GIZ, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe partnerëve të projektit, u shënua përfundimi i një nisme të rëndësishme që sjell më shumë akses digjital për qytetarët dhe një shërbim të vlefshëm për vizitorët e Himarës.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes Bashkisë Himarë dhe GIZ, si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve moderne për komunitetin tonë. Interneti publik falas krijon më shumë mundësi për informim, akses në shërbimet online dhe një eksperiencë më të mirë për mijëra turistë që zgjedhin Himarën”, u shpreh kryebashkikua i Himarës, Vangjel Tavo.

Ai falënderoi Bashkimin Evropian, Qeverinë Gjermane, GIZ, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe të gjithë partnerët që bënë të mundur realizimin e kësaj iniciative.

Tavo theksoi se do të vijojnë të punojnë për një Himarë më moderne, më mikpritëse dhe me shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe vizitorët e saj.

I Ngarkuari me Punë pranë Delegacionit të BE-së në vendin tonë, André Rizzo tha se “për banorët, WiFi4WB krijon një mundësi më shumë për të pasur akses në informacion, për të mësuar dhe për të përdorur shërbimet publike online. Për vizitorët, e bën më të lehtë orientimin përmes hartave, aksesin në shërbimet lokale kulturore dhe turistike, si edhe ndarjen online të eksperiencës së tyre në Shqipëri”.

Ai u shpreh gjatë këtij eventi se “falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, ky është një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke nxitur përfshirjen digjitale, përmirësuar ndërlidhjen dhe afruar gradualisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor me ekosistemin digjital të BE-së dhe Tregun e Vetëm Digjital”.(Almarina GEGVATAJ)

error: