Në gjirin e Ksamilit u shkel perimetri i sigurisë me Jet Ski, duke rrezikuar pushuesit, por Policia bllokoi mjetin lundrues dhe drejtuesin e ndëshkoi me 500 000 lekë gjobë.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, monitorim i pandërprerë për garantimin e sigurisë në hapësirën detare.Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”, shërbimet policore konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.
Menjëherë, shërbimet ndërhynë për ndalimin e mjetit lundrues dhe, në përfundim të veprimeve administrative, e bllokuan atë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Kontrollet dhe patrullimet vijojnë të pandërprera përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Himara, bashkia e fundit me rrjetin e internetit publik falas
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës
Agroturizëm “Bizhga” në Picar, një tjetër destinacion i bukur i turizmit rural në Gjirokastër