Shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka, ndërsa poston dy foto këtë mëngjes nga Saranda, pikërisht te Limani, tregon edhe historinë e një vajze që lyp aty, Esmeraldës.
Pjesë nga postimi i Açkës
Pas pak vjen një vajzë e buzëqeshur, ka dy bishtalecë në krye, si dy palma të var ura sarandite. E ka emrin Esmeralda. Nuk është më shimē së dhjetë a dhmbëdhjetë vjeç. Lyp Esmeralda, e di çdokush aty, e njeh çdokush në bar.
-Të ulem këtu, – më thotë.
-Ulu, – i them.
-Ma paguaj një kakao?
-Ta paguaj, – i them
Pa mbaruar dialogu ynë ca djem të një tryeze ngjitur i sjellin një kupë të sheqerosur e me krek, që nuk ia di emrin. Unë do t’ua paguaj nesër. Kështu e lëmë, bashkë me një picë për gjyshen. Më rrëfen se prindërit i ka larg, se rri me gjyshërit, se kur erdhen herën é fundit prindërit i blenë kostumin që ka veshur. Nuk shkon në shkollë. Nuk ka qenë kurrë në shkollë. Nuk e lënë të shkojë në shkollë.
Tronditem. Ka një ligj: çdo fëmijë duhet të shkojë në shkollë, ta çojë familja me detyrim. Dhe unë jam njeriu politik që duhet ta shqyrtoj a zbatohet ligji, dhe një sistem i tërë duhet të sigurojë shkollimin e çdo fëmije. I kërkoj Esmeraldës të shkruajë emrin e saj. Nuk di. I kërkoj Esmeraldës të vizatojë një flutur. Nuk di. Unë google-oj flutura, dhe Esmeralda.
Ndërsa Esmeralda po shkërben fluturat e internetit, unë shkruaj këto fjalë, jo pak e trazuar. Te deti, te deti fjala më ngeci. Çdo të ndodhë pas një shekulli me kētë shkudesje? Kë pyes? Detin?///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI