Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Edmond Kaçeli banues në Nikël i cili dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në këtë fshat.
Ai u shpall në kërkim pas operacionit “Agimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë. Kaçeli iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.//jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI