Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas sulmit ndaj godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë.
Teksa ndau pamje nga dhuna e protestuesve, Ibrahimaj bëri thirrje për ndalimin e dhunës dhe shkatërrimit, duke theksuar se djegia e një institucioni rrezikon jetën e njerëzve.
“Stop Dhunës! Stop Shkatërrimit! T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish”, shkroi ministrja.
Ajo nënvizoi se godinat e institucioneve publike janë vende pune ku punonjësit u shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se cila forcë politike është në qeveri.
“Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm”, theksoi Ibrahimaj.
Protestuesit në godinën e MEI (Gjergji MIMA)
1 nga 4




/gj.
ME SHUME LAJME
Protesta pa ide është dhunë kundër vetes
Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë
“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale