SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protestuesit sulmojnë ministritë, gurë dhe shishe molotovi ndaj godinës së Kryeministrisë

Protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë e nisur që prej orës 11:00 të paradites së sotme është shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.

Pas akteve të dhunës, sulmit ndaj Ministrisë së Arsimit dhe bizneseve në Rrugën e Durrësit, protestuesit u zhvendosën më tej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata goditën dhe thyen kamera sigurie, semaforë dhe tabela reklamash përgjatë rrugës që lidh qendrën e Tiranës me Kryeministrinë.

Pjesëmarrësit në protestë sulmuan me radhë të gjitha institucionet shtetërore duke nisur nga Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe ndaj Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ata tentuan të sulmojnë godinën e Kryeministrisë me fishekzjarre dhe molotovë, por janë ndaluar nga efektivët.

Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Dhunës së protestuesve nuk i ka shpëtuar as Piramida në kryeqytet. Ata kanë thyer xhamat dhe sulmuar bizneset në brendësi.

Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete, uljen e kostove të arsimit të lartë, më shumë mbështetje financiare për studentët dhe perspektiva më të mira punësimi pas diplomimit. Po ashtu, ato kanë parashtruar dhe kërkesa politike, mbi të gjitha largimin e qeverisë.(Ermira ISUFAJ)///

vijon….

error: