E lakuar shumë gjatë 30 viteve të fundit, e premtuar e stërpremtuar nga krerë të disa qeverive., krerë partish dhe deputetë (pa asnjë kompetencë), duket se më në fund rruga e re që lidh Beratin me -Ballabanit në rajoni e Përmetit, po shkon drejt ritmeve të fazës së fundit. Kjo rrugë po afron më shumë edhe dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga e re Berat-Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën.
Sipas Ramës, tani më secili turist që ka parë qytetin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, një aks i rëndësishëm që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Aktualisht, është përfunduar shtresa e parë e asfaltit nga Ballabani deri në Zhitom, ndërsa në segmentin Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.
Kjo rrugë, e gjatë 60 km, nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, por një urë që forcon lidhjen turistike mes dy prej destinacioneve më të çmuara të Shqipërisë. Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës.
Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut“, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.