Pamje nga rivarrimi në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937
U nda nga jeta Naimi duke u gdhirë e shtuna, ora 2 e mëngjesit, dita e njëzet tetorit të motit 1900. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri u ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit, i cili ishte i veshur i tëri me mermer të bardhë dhe, mbi të, një pllakë e zezë ku qenë gdhendur fjalët e Naimit: “Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës Mëmëdheut”.
Eshtrat e Naim Frashërit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit.
Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishta. Populli kishte mbushur sheshet dhe rrugët e Tiranës dhe hidhte lule dhe vetëm lule mbi arkivolin me eshtrat e Naimit.
Ndodhi ajo që tha Faik Konica më 1901. “Treqind shqiptarë t’anës kombëtare e shpunë në vënt të funtmë. Treqind veta e përcuallë … Një ditë do të vijë që shqiptarët do t’i sjellin të mbeturat e Naim Beut në atë Shqipëri … Ahere, nuk do ta përcjellin treqind atdhetarë, por do ta presë një komb i tërë”, – shkruante Faik Konica, “Albania”, Bruksel, Nr.4, 20.04.1901.(Marrë nga: VOAL.CH )
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI