Mësohet se trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, amanet ky i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri.
Ky është edhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.
Ndërkohë në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të zhvilluar një ditë më parë u përcaktuan vendimet dhe detajet në lidhje me ceremoninë mortore.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, diskutoi se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.
Në një seancë të jashtëzakonshme, Sinodi shprehu dhimbjen për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:
1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.
4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI