Nga Ardi GJIKLEKA
Për të vajtur nga qëndra e fshatit Janjar, deri tek çezma ose sheshi i xhamisë së lagjes së madhe, rreth 1 km rrugë, deri pak ditë më parë ishte e vështirë për t’u përshkruar edhe me automjete.

Por një iniciativë e e pak kohëve më parë e banorëve të lagjes që secili sipas mundësisë të kontribuojë nga ana financiare me një shumë simbolike prej 100 euro.për person, për të shtruar me beton këtë copë rrugë, ka bërë të mundur ndryshimin e situtës.


Ishin dhjetra janjariotë brenda e jashte vendit/në emigrim që me kontributin e tyre ia ndyshuan pamjen këtij segmenti rrugor, duke krijuar mundësi që edhe bashkia e Konispolit të ketë rolin dhe kontributin e saj për ndryshimin e situatës infrastrukturore si brenda Janjarit po, pse jo, edhe në asfaltimin e aksit rrugor drejt këtij fshati./SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos