Zagoria, një prej krahinave më të thella në bashkinë e Libohovës, po kthehet në një atraksion për t’u zbuluar për turistët vendas e të huaj. Në fushën e Çajupit këtë fundjavë u zhvillua panairi lokal “Jeto Natyrën”, ku banorët ekspozuan produkte të zonës.
Panairi u organizua nga bashkia Libohovë dhe Shoqata Zagorie, me pjesëmarrjen e grupeve të shumta të isopolifonisë, kulinarë, zejtarë, qëndistarë e biznese të zonës. Mes oazit me male të thepisura e qetësisë së natyrës paqësore që ofron fusha e Çajupit, u shpalosën traditat e kultura e pasur e kësaj zone.
Në panair u promovuan produktet dhe resurset e shumta që ka Libohova dhe Zagoria, të cilat njihen kudo për prodhimet bujqësore e blegtorale, bimët mjekësore dhe bukuritë magjepsëse.(Klodi Sara











/r.e/
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror