Nga Blerim KORE
Iso-polifonia do të zbresë çdo fundjavë në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës, nëpërmjet interpretimit të grupeve dhe ansambleve të folkut. “Iso mbi kalldrëm”, është cikli i fundjavave polifonike, të organizuara nga Bashkia Gjirokastër, me synim promovimin e vlerave të këngës polifonike si dhe tërheqjen e turistëve.
Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, në koncertet e improvizuara përgjatë rrugëve të kalldrëmta artistët popullorë do të shpalosin për artdashësit dhe turistët vlerat më të spikatura,të kësaj pasurie të UNESCO-s. “Organizimi synon të kthehet edhe në një pikë tërheqëse për guidat e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë verë Gjirokastrën”, pohon kryebashkiaku Golemi. Programin e fundjavave “Iso mbi kalldrëm” e çeli interpretimin i grupit popullor “Ergjëria” duke tërhequr në mjediset e Pazarit karakteristik banorët dhe turistët.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI