Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti sot parashikohet me kthjellime dhe në mesditë me zhvillime vranësirash deri të dendura kryesisht në juglindje e lindje.
Në mesditë e pasdite reshje shiu në zonat kodrinore – malore të vendit. Në lindje e juglindje reshjet do të fitojnë intensitet në formën e rrebesheve. Lokalisht shkarkesa elektrike dhe breshër.
Parashikohet mot i nxehtë me lagështirë.
Era do fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-8 m/sek. Era në mesditë lokalisht fiton shpejtësi 12-15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/39 | Diell re |
| Kukës | 20/32 | Diell re |
| Lezhë | 25/37 | Diell re |
| Dibër | 19/34 | Diell re |
| Durrës | 23/37 | Diell re |
| Tiranë | 24/36 | Diell re |
| Elbasan | 20/38 | Diell re |
| Berat | 19/37 | Diell re |
| Vlorë | 22/36 | Diell re |
| Korçë | 21/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/36 | Diell re shi |
| Sarandë | 21/31 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI