
56 notarë që nga Zelanda e re, Kenia, Britania e Madhe, Irlanda, dhe për herë të parë edhe 14 notarë nga Shqipëria kanë kaluar me not nga Lundra e Kanalit te Butrintit ne afersi te qytetit antik dhe Vrines drejt Kanalit te Korfuzit.
Ky demonstrim ka qene si nje homazh perkujtimor pas 3 dekadash, per shumë shqiptarë te cilet për të shpëtuar nga regjimi komunist vunë si çmim jetën e tyre duke tentuar te largohen nga vendi i dikatures me te eger komuniste te Lindjes.
Aktivitetit eshte nisme e Auron Tares, drejtues i Shoqates ‘Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare’, ish drejtues i Parkut Kombetar te Butrintit dhe ish drejtor i Agjencise se Bregdetit.
Mesohet se per këtë anë të historisë së diktaturës, ky aktivitet realizohet për të 5-tin vit, për të kujtuar guximtarët e Shqipërisë ne nje aventure me rrezik jete nga plumbat e rojeve te kufirit prej të cilës arritën të dilnin gjallë shumë pak persona.
Sipas organizatoreve, ky aktivitet që nuk i ngjan asnjë tjetri për nga iniciativa, simbolika dhe organizimi, njëkohësisht arriti të bëjë të njohur historinë e Shqiptarëve edhe përtej Oqeanit. Mesohet gjtihashtu se
Albania Overboard, UNDP Albania, Albania Yachting, u kujdesën që ky organizim aspak i zakonshëm ku notarët përshkruan 2. 3 KM me not të kalonte me sukses.
Ky organizim rikthehet për herë të parë që pas bllokimit që ju bënë aktiviteteve për shkak të pandemisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI