Një emigrant shqiptar në Greqi është arrestuar për dhunë në familje. 40-vjeçari me banim në Volos akuzohet se dhunonte sistematikisht bashkëshorten. Në incidentin e fundit të ndodhur të premten e kaluar, emigranti shqiptar ka tentuar që t’i thyejë krahun. Këtë veprim, ai e ka ndërmarrë për shkak të zemërimit me pretendimin se nuk kujdesej sa duhej për shtëpinë.
Bashkëshortja, po shqiptare, ka thënë për policinë se burri ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
Burri i ka bërtitur asaj dhe në nerva e sipër i ka kapur krahun për t’ia thyer. Pas këtij episodi, gruaja ka marrë fëmijën dhe është larguar nga shtëpia. 40-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë dhe dhunë ndonëse i ka mohuar akuzat dhe pretendon se e gjitha ishte një skenë tensioni mes tij dhe gruas sepse ajo nuk pastronte shtëpinë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi