–
-Një grup prej 14 personash është goditur nga policia greke, pasi shpërndanin drogë në zonën e Metaksurgjios, në Athinë.
Mediat greke raportojnë se janë arrestuar 8 persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, shtetasit Armand Feim Merkaj, 31-vjeç dhe Adrian Sokol Bushgjokaj, 30-vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë me origjinë nga Gana dhe Nigeria.
Po ashtu nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 mijë e 95 euro, 264 gram marijuane, 4 gram heroine, 15 celularë dhe një makinë./ana///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos