Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se tashmë është koha për të diskutuar futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimimit.
Në Kongresin Kombëtar të Arsimit, Rama tha se “bëjmë mirë që kërkojmë në vazhdimësi të dimë se sa të aftë janë fëmijët e të rinjtë për të folur anglishten, por e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me gjuhën shqipe”.
“Gjë e madhe që kemi sisteme të tëra provimesh në anglishte, por është mangësi sot që nuk kemi të njëjtin sistem për gjuhën tonë amtare që e marrim si të mirëqenë, pasi mësojmë fëmijët tanë të lexojnë e shkruajnë shqip”, tha Rama.
Kryeministri e konsideroi lajm shumë të mirë, faktin që viti i ri shkollor fillon me një abetare të unifikuar, frut i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe i një kontributi të gjerë autorësh, ekspertësh dhe grupesh të ngritura për ta ndjekur këtë proces”.
“Ky proces erdhi përmes një konkurrence shumë të fortë mes tekstesh dhe shtëpish botuese që nxori një rezultat kuptimplotë në ditët e sotme. Ne do të bëjmë çmos që abetarja e unifikuar të shtrihet edhe në vendet e tjera, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. Maqedonia e Veriut e ka aprovuar në parim futjen e saj në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë. Kemi filluar të diskutojmë me Malin e Zi dhe Serbinë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës e më tutje. Megjithatë abetarja e unifikuar është një gur themeli por vetëm kaq, jo gjithë ngrehina e njehsimit të rrugës së arsimimit të shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e gjetkë”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore