Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar për një ngjarje ku përfshihet një i ri nga Kosova, i cili sipas përshkrimit nga ai, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se kosovari kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.
Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë kuletën dhe të hollat aktores amerikane.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir.
“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me punëtorin e CNN
Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë. “Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI