– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e diel vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmsoferik dhe masave ajrore të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.
Parashikohen ngrica në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim lindje – verilindje me shpejtësi 2-8m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/12 | Diell |
| Kukës | -4/6 | Diell |
| Lezhë | 2/12 | Diell |
| Dibër | -5/5 | Diell |
| Durrës | 3/14 | Diell |
| Tiranë | 3/14 | Diell |
| Elbasan | 3/14 | Diell |
| Berat | -2/12 | Diell |
| Vlorë | 4/13 | Diell |
| Korçë | -5/5 | Diell |
| Gjirokastër | -2/11 | Diell |
| Sarandë | 2/13 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI