Vendimet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mund të ankimohen nga operatorët turistikë. Përmes disa ndryshimeve në rregulloren e funksionimit të kësaj Agjencia. Këshilli I Ministrave ka vendosur që pranë saj të ngrihet edhe Komisioni i Ankimit të AKB-së.
Komisioni do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm dhe, si rregull,
ka në përbërje të tij katër anëtarë si më poshtë:
- a) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për performancën dhe menaxhimin e integruar të zonave bregdetare;
- b) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të zonave bregdetare;
- c) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse;
ç) nëpunësin përgjegjës për çështjet juridike/ligjore të agjencisë, në cilësinë e sekretarit të Komisionit të Ankimit të AKB-së.
Në mungesë të anëtarëve të komisionit , për shkak të mosplotësimit të pozicionit të punës, drejtori i përgjithshëm cakton zëvendësuesin e njësisë përgjegjëse respektive, deri në plotësimin e vendit vakant.
Ndërkaq Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Komisionit të Ankimit të AKB-së përcaktohet me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKB-së.”
Agjencia Kombëtare e Bregdetit është krijuar që në vitin 2014 dhe ka objekte kryesore të veprimtarisë mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare; zbatimin e politikave dhe strategjive, për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare; bashkërendimin e programeve të lidhura në këtë zonë; si dhe nxitja e mbikëqyrjen e investimeve në këto zona./scantv///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI