Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, i shtruar prej datës 30 dhjetor në një spital në Tiranë, ka shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe është dërguar sot në Athinë, Greqi, për një trajtim më të specializuar.
Sipas medieve, aktualisht gjendja e Kryepeshkopit Janullatos është e stabilizuar dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve në spitalin “Evangelismos”, në kryeqytetin grek.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë, ku u raportua se ishte prekur nga viroza e stinës.
Në nëntor 2020, kur u prek nga COVID-19, Kryepeshkopi Janullatos u shtrua në spitalin “Evangelismos”.
Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos i shërben Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që nga viti 1991.(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore