Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi i bëri apel sot prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.
Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”.
Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.
Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.
Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi këshillon prindërit të bëjnë kujdes dhe t’u shpjegojnë fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online.
“Fëmijë dhe adoleshentë mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, thekson Krasniqi.(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike