Monitorim i pandërprerë i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për garantimin e perimetrit të sigurisë.Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues (Jet Ski), duke rrezikuar jetën e pushuesve. Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 500 000 lekë të rinj.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa pronari i tij, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Lamallari dhe Gonxhja inspektojnë masat e sezonit turistik: Siguri për qytetarët, zero paligjshmëri
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar
OPINION. Llogaritë e shtatorit