Nga Vesim GËRXHUNI
Ana Feimi, është vajza që udhëheq e mentoron artistët e vegjël të pikturës në Sarandë.

Modeste, e përkushtuar, me frymën ngaherë pozitive e nxitëse për talentet e reja në pikturë, Ana, e kualifikuar për skulpturë dhe pikturë, prej disa vitesh përzgjedh, udhëzon dhe “merr për dore” dhjetra e dhjetra djem e vajza në Sarandë, në sytë dhe shpirtin e të cilëve të cilëve ka mundur të ndezë shkëndijat e talenteve dhe mlnyrën sesi ta shihin botën përreth këta artistë të vegjël.

Studioja e Anës është diku në rrugën e re të Lëkurësit, që tashmë është shndërruar në një arterie turistike e Sarandës.

Ana Feimi, ka lindur në Lukovë dhe duket se bart diçka prej magjisë se detit në sy dhe në shpirtin prej artisteje. Prindërit e saj janë njerëz të thjeshtë, të punës që lumturohen prej vajzës së tyre artiste.

Klasat e mësimit të Anës kanë piktorët dhe skulptorët e ardhshëm të Sarandës e më gjerë.

Ana, nuk ka kohë. Vrapon se epresin nxënësit, piktorët e vegjël te të cilët prindërit, lumturohen tek shohin sesi. nga belbëzimet e vizatimeve të para, marrin formë pikturat dhe bota e re shpirtërore e tyre.
Por Ana është edhe autore e një basorelievi të mrekullueshëm me motivet e 40 Shenjtorëve, martirë të besimit dhe, mitit që i dha emrin Sarandës që nga mugujt Mesjetës./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat