SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro: Policitë bashkiake të aplikojnë gjobat për ndotësit e mjedisit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot bashkive të aplikojnë gjobat për ndotësit e ambientit.

Duke publikuar pamje nga koshat e boshatisur dhe mbeturinat e hedhura në rrugë, Kumbaro tha se “është vetëm një nga shumë rastet me të cilat përballemi përditë në vijën bregdetare, ku qytetarë e biznese nuk e kanë kuptuar dëmin që i bëjnë mjedisit dhe turizmit, por vazhdojnë avazin e vjetër me plehrat që i hedhin ku t’u vijë për mbarë duke shëmtuar gjithçka”.

“S’duhet të ketë tolerancë. Të gjitha policitë bashkiake duhet të aplikojnë gjobat, siç është edhe ky rast nga Policia Bashkiake e Vlorës, sepse ndotja mjedisore është krim që dënohet”, tha Kumbaro.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.

Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të fluksit./(Klodi Saraçini).///

error: