Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se shifrat e deritanishme të turistëve kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019.
Kumbaro nënvizoi se, xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019.
“Secili e ka në dorë vetë t’u besojë fjalëve që lëshohen pa teklif sipas humorit të ditës, apo të shohë me kthjelltësinë e të dhënave dhe fakteve Ne kemi detyrë të japim të vërtetën, që përtej shifrave të deritanishme të turistëve që kanë tejkaluar vitin më të mirë 2019, tregojnë se edhe xhiro e bizneseve në hoteleri-turizëm është rritur me 23% përgjatë muajve maj-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë vjet, e po ashtu punësimi në sektor i rritur me 16% krahasuar me 2021 apo 23% më shumë krahasuar me 2019!”, theksoi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale
“Vetëkënaqje aspak. Ama frymëzim e mirënjohje për punën e çdo hotelieri, tur-operatori dhe profesionisti në sektor që bashkë t’i japim më shumë forca e përpjekje për turizmin që është përvojë, emancipim, zhvillim ekonomik”, u shpreh Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI