Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/32 | Diell re |
| Kukës | 18/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/35 | Diell re |
| Dibër | 16/27 | Diell re shi |
| Durrës | 19/34 | Diell re |
| Tiranë | 21/35 | Diell re |
| Elbasan | 19/35 | Diell re shi |
| Berat | 17/36 | Diell re |
| Vlorë | 19/34 | Diell re |
| Korçë | 15/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/33 | Diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi