Në çdo bashki do të ketë stacione të përcaktuara të miratuara me vendim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit gjatë sezonit turistik, për ankorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro informoi se fundi se ky vendim, merret në vazhdim të punës së nisur me miratimin e VKM-së për bregëzimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese, në prill të këtij viti.

“Për këtë ngritëm grupin e punës në MTM në koordinim me institucione të tjera duke filluar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia për Zhvillimin e Territorit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe Policinë e Kufirit dhe Migracionit, për një punë të përbashkët që nis sot për të vazhduar deri në përfundim të sezonit tjetër turistik”, tha ajo.

Krahas angazhimit për procesin e menaxhimit të plazheve, Kumbaro informoi se nga java tjetër do të nisë puna në terren në 11 bashkitë bregujore, nga Shkodra deri në Sarandë duke përfshirë edhe Pogradecin, për caktimin pikave të ankorimit të mjeteve lundruese, në përputhje me vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku prioritet do të jetë siguria e jetës dhe e bregdetit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade