Po punohet çdo ditë për të kapur objektivin në Tunelin e Llogarasë. Hapja në qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse. Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.
Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre.
Të dy tunelet, si ai kryesor dhe ai i emergjencës kanë gjatësi totale prej 6 kilometrash, ku deri më tani është kryer 98% e gërmimeve, 96% e veshjes me beton dhe në fund të muajit do të hapë rrugën asfaltimit të tunelit të Llogarasë. Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 milionë Euro. Ky tunel do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës dhe lehtësojnë aksesin e udhëtarëve ndaj bukurive të jugut.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror