SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Linja e premtuar e tragetit Brindizi-Sarandë-Brindizi, anulohet

Linja e tragetit Brindisi – Sarandë, e cila ishte njoftuar se do te niste udhëtimet në prag të sezonit turistik, është anuluar pa dhënë ende arsye zyrtare.

Njoftimi erdhi si një surprizë e pakëndshme për shumë udhëtarë dhe operatorë turistikë që kishin planifikuar udhëtimet e tyre duke u mbështetur në këtë linjë të re trageti.

Kompania që operon linjën ka njoftuar me këtë rast klientët e saj përmes një mesazhi:

“Të dashur pasagjerë, Ju njoftojmë se linja Brindisi-Sarandë-Brindisi është anuluar. Për udhëtime nga Italia propozojmë nisjen Brindisi-Vlorë në orën 12.00 me mbërritje në orën 16.30 ose rimbursim të plotë të biletave. Për kthimet nga Shqipëria, ne propozojmë nisjen Vlorë – Brindisi në orën 23.30 me mbërritje në orën 6.30 të ditës pasardhëse, ose rimbursim të plotë të biletës.”

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek shumë pasagjerë që kishin prenotuar udhëtimet e tyre dhe kishin bërë planet për pushimet verore. Shumë prej tyre tani duhet të riplanifikojnë udhëtimet e tyre, duke shfrytëzuar linjat alternative ose duke kërkuar rimbursime të biletave.

Anulimi i linjës së tragetit Brindisi – Sarandë vjen në një moment të rëndësishëm  për turizmin në rajonin  jugperëndimor të vendit, ku Saranda, mbetet një nga destinacionet më të njohura de të preferuara turistike në Shqipëri///

error: