– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se pas një freskimi të lehtë e të përkohshëm përsëri do të ketë riaktivizim të anticiklonit të Azoreve e rrjedhimisht dhe valë tjetër të të nxehtit. Ndikimin kryesor kjo valë do ta sjellë në gadishullin Apenin.
Vendi do të ndodhet kryesisht në periferinë e saj që do të sjellë temperatura si më poshtë vijon. Në formë të izoluar gjatë së mërkurës do të ketë shi gati të papërfillshëm.
Ndërsa dita e hënë do të jetë në ndikim të moti të kthjellët.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/37 | diell |
| Kukës | 20/38 | diell |
| Lezhë | 19/38 | diell |
| Dibër | 18/36 | diell |
| Durrës | 21/37 | diell |
| Tiranë | 24/39 | diell |
| Elbasan | 22/40 | diell |
| Berat | 17/40 | diell |
| Vlorë | 21/38 | diell |
| Korçë | 18/36 | diell |
| Gjirokastër | 18/40 | diell |
| Sarandë | 21/37 | diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI