Reshjet e shiut me intensitet mesatar të cilat kanë vazhduar gjatë natës nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti rrugor shqiptar njoftoi sot se pavarësisht reshjeve, qarkullimi në akset rrugore ka vijuar pa probleme.Sipas ARRSH-së, në Llogora si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë ka bërë pastrimin.Vazhdon puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal.ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI