Ndërtuan pa leje , por tani ndiqen në gjendje të lirë dy persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: V. Gj., pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 3 bazamente me beton dhe struktura hekuri, në Lukovë;
G. I., pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 3 objekte me material hekuri, në Borsh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.//sarandaNews.al////
ME SHUME LAJME
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit