Një nga bukuritë mistike të Gjirokastrës është Manastiri i Ravenës, i cili ndodhet 300 metra mbi fshatin Goranxi në zonën e Dropullit. Manastiri i kushtohet Fjetjes së Hyjlindëses Mari dhe është një nga monumentet e rralla me vlera arkitekturore e kulturore në Shqipëri.
Një mbishkrim i gdhendur në gurin mbi portën perëndimore të manastirit vërteton se ai u ndërtua në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor.
Çdo 15 gusht në manastirin e Ravenës, besimtarët dhe vizitorët e shumtë kremtojnë ditën kushtuar Shenjtores Mari.
Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”. Manastiri i Ravenes

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi